Umreja hap pas hapi
HAPI I PARË
Nijeti 🕋
* Nijeti behet me zemër, e me mend se do futesh në ihram për të bërë umre.
Ndërkohe pasi të kemi mbaruar të gjitha proçedurat parapergatitore që do të thote jemi veshur e jemi gati edhe arrijme te kufiri (( mikat )) hyjme në ihram.
* Ne ihram nuk na lejohet
- Të presim thonj ose flokë
- Të veshim rroba perveçse shapka, ose sandale; pra as mbathje as kanatiere as corape as qeleshe as tuta as bluze as kapele
- Tema mbi jeten intime bashkshortore, apo fejesa apo martesa.
- Grate e bejne ne rrobat e tyre te zakonshme pasi nuk i kane kushtet e rrobave te meshkujve ne asnje detaj; perveçse nuk ju lejohet nikabi, perçe as dorashkat.
- Parfumi gjate ihramit nese kemi vendos perpara ska problem.
- Gjuetia edhe aktet ndihmuese te saj.
- Fjalet e pista, pergojimet, thashethemet, genjeshtrat, shpifjet.
*PELQEHET LARJA PARA
*NUK KA NAMAZ SPECIAL PER IHRAMIN
***Tolerohen
Aksesoret pa perjashtim si ora, unaza, syzet, rripi, çadra, mbartja e gjerave, larja, nderrimi i ihramit ose larja e tij.
Te ushqyerit ngrënia edhe pirja perveç se çfare eshte haram si psh duhani, apo të ngjashme me të.
HAPI I DYTË
***Hyrja në Ihram ✅
1- Ai i cili e ben per vete thotë:
Lebbejkallahumme umreten.
Qe shqip do te thote:
Te pergjigjem Ty O Allah, o Zoti im duke bere umren.
2- Ai i cili e ben per dike tjeter thote:
Lebbejkallahumme umren an ( ..................... ) ketu fut emrin e personit per te cilin do besh umren.
Qe shqip do te thote:
Te pergjigjem Ty O Allah, O Zoti im duke bere umren per ((..................)) ketu fut emrin e personit per te cilin do te besh umren.
* Pastaj...
Gjate gjithe kohes duhet te themi
...Telbijen/ LebbejkAllahumme Texti eshte:
Lebbejkallahume lebbejk
Lebbejke la sherike leke lebbejk
Innel hamde we nië'mete leke wel mulk
La sherike lek
Perkthimi
I Pergjigjem thirrjes tende o Zoti im i Pergjigjem
I Pergjigjem thirrjes tende se ti je Zoti pa ortak e rival
Padyshim se falenderimet begatitw bekimet vetem Ty te takojne i vetem pa ortak je Ti
Kjo perseritet vazhdimisht, derisa te shohim Qaben.
Pasi shohim Qaben e nderpresim.
Per Telbijen deshmon cdo gje perrreth nesh.
Sahabet e thojshin aq shpesh sa ju ngjirej zeri.
* Gjate ihramit e deri sa te mbarojme umren duhet te jemi te kujdesshem mos te bejme apo veprojme gjera te pahijshme ose dicka nga gjerat e ndaluara pergjat ihramit edhe kujdes ndaj temave e bisedave boshe pa vlere.
* Eshte mire te jemi me abdes edhe me mire pas gusli, po ihrami vlen edhe pa abdes edhe pa gusl.
* Ihrami i burrave peshqirat mund te vishen edhe nga hoteli ose vendi ku banojme e kur te vijme te mikati ((kufiri)) bejme nijetin.
* Grate nijetin e bejne ne rrobat e tyre edhe nuk veshin dicka specifike si burrat.
* Nuk ju lejohet nikabi, perceja as dorashkat gjate gjithe umres deri sa te mbarojne.
* JU LEJOHET FEMRAVE TA BEJNE NIJETIN EDHE HYRJEN NE IHRAM EDHE NESE JANE NE DITET E TYRE, po ne kete rast nuk ju preferohet as abdesi as gusli.
... mos na harroni nga duate ju duam per hir te Allahut ❤️
HAPI I TRETË
* TAWAFI; XHIROT E RrotullimiT rreth QABES 🕋
1- Kur arrijme ne qoshen fiks te GURIT TE ZI; ( aty ku rrin polici varur) krahun e majte e mbajme nga Qabja me konkretisht (polici varur) krahun tjeter nga drita jeshile perballe gurit te zi, kur te jemi aty fillojme duke ngritur doren lart e shenjuar GURIN E ZI ME doren tone te djathte edhe duke
2- Shqiptuar
Bismilah!
Allahu Ekber.
Perkthehet; Me emrin e Allahut; Allahu ( Zoti ) është më i Madhi.
3- Kur te arrijme edhe njehere te GURI I ZI quhet NJË tawaf xhiro rrotullimi PRA NUMEROJME 1 DHE THEMI;
Allahu Ekber
Perkthehet; Allahu ( Zoti ) është më i Madhi.
Keshtu numerojme sa here vijme aty derisa te perfundojme plotesisht 7 xhirot e kur te filloje e TETA 8-ta xhiro e shkepusim duke thene si mbyllje
nuk e plotesojme tetën
Allahu Ekber
Perkthehet; Allahu ( Zoti ) është më i Madhi.
Me kaq kemi mbaruar xhirot e rrotullime e rreth QABES.
4- Qoshja, cepi para Gurit te Zi, quhet Qoshja e Jemenit ( ngaqe ne ate drejtim eshte Jemeni) ndermjet dy qosheve asaj te Jemenit edhe Gurit te Zi eshte mire te themi: RABBENA ATINA FIDUNJA HASENETEN WE FIL AKHIRETI HASENETEN WE KINA ADHABEN NAR
PA PUSHIM
Kur arrijme drejt Gurit te Zi e nderpresim per te thene Allahu Ekber; Allahu ( Zoti ) është më i Madhi e per te vazhduar, sa u tha behet gjate cdo xhiroje te rrotullimit rreth QABES.
5- Eshte prej synetit, tradites profetike meshkujt te zbulojne krahun, supin e djathe te tyre, gjate gjithe tawafit (( kjo nuk vlen per tawafin e haxhit ose te lamtumires).
6- Eshte prej synetit te vrapohet ne tawafin e umres ne tre xhirot e para (( kjo nuk vlen per tawafin e haxhit ose te lamtumires).
7- Shfrytzohet kjo mundesi e arte xhirot edhe rrotullimi rreth Qabes per lutje, dua, dhikr, lexim Kurani e keshtu me rradhe.
8- Lejohet e folura ne nevoje e ne gjera te lejuara pa e tepruar as pa folur per tema femrash, apo martesash deri ne mbarim e dalje te plote nga ihrami.
9- Gjate gjithe kohes te jemi ME ABDES, nese na prishet marrim serish edhe e fillojme nga fillimi ose aty ku e lame po me mire nga fillimi.
Mos na harroni nga duate 🤲
HAPI I KATËRT
* Pas Tawafit
** Dy rekatshi***
1- Vemi, shkojme pas mekami Ibrahim, asaj gjese se arte ku jane Gjurmet e Ibrahimit as per te falur dy rekatshin e tawafit.
2- Nese ska mundesi te jemi direkt pas tij, ku te mundemi ka tolerance.
3- Ne rekatin e pare pas Fatihase, Elhamit lexojme suren El Kafirune, per ata qe e dijne, kush nuk e di cfare do lloj sure qe din.
Ne rekatin e dyte pas Fatihase, Elhamit lexojme suren Ikhlas Kul huwallahun per ata qe e dijne, kush nuk e di lexon cte dije.
** Uji i Zemzemit****
Pelqehet gjate gjithe kohes te pihet Uje Zemzemi e te behen dua po ne kete rast pas dy rekatshit te mbarimit te tawafit eshte synet dicka me sevape; madje preferohet deri ne fryrje barku, edhe sa here pin, ndalon e ben dua perpara pastaj pi e keshtu me rradhe.
Pas kesaj drejtohemi drejt Kodres se Safase qe eshte kodra ne te djathe nese nga Qabja kthejme krahun e majt perballe Gurit te Zi atje fillon.
HAPI I PESTË
* SAË'JI ((ECEJAKJA )) MES DY KODRAVE SAFA EDHE MERVE.
1- Rruges per atje pa filluar e hipur mbi te themi;
Innesafa wel merwete min sheairilah!
Padyshim se Kodra e Safase edhe ajo e Mervese jane per shenjave te adhurimit te Zotit ne toke.
2- Ska gje nese na prishet abdesi
3- Qendrojme mbi Safa duke u drejtuar nga Qabja ngrejme duart edhe themi:
Allahu Ekber
Allahu Ekber
Allahu Ekber
La ilahe ilallahu wahdehu la sherike leh
Lehul mulku we lehul hamdu we huwe ala kuli shejin kadir
La ilahe ila llahu wahdeh
Enxheze waëdeh
We nasere abdeh
We hezeme el ahzabe wahdeh
***Kjo dua perseritet tre here pastaj lutu per cte duash
Shqip perkthehet ((nuk i thua thjesht te dijsh kuptimin))
Allahu eshte më i madhi
Allahu eshte më i madhi
Allahu eshte më i madhi
Nuk ka Zot te vertete e qe meriton te adhurohet perveç Allahut, Ai eshte nje I Vetem i Vertete
Atij i takon pushteti absolut, Atij i takon lavdi edhe falenderimi, Ai mbi cdo gje eshte i Plotfuqishem e i Gjithepushteshem.
Nuk ka Zot te vertete e qe meriton te adhurohet perveç Allahut, Ai eshte nje I Vetem
Realizoi premtimin
Ndihmoi robin e Tij
Ai mposhti e shkaterroi te gjithe armiqte me madheshtine e miresine e Tij.
4- Kjo dua perseritet tre here pastaj lutu per cte duash.
5- E njejta gje edhe mbi Merve madhe edhe heren e fundit kur mbarojme pra gjithesejt tete here ((8)).
6- Kur vijme ne korridorin e ecejakes mes dritave jeshile eshte mire te vrapojme.
7- Gjate veprimit te saë'jit numerimi behet Safa-Merve 1
Merve - Safa 2
E keshtu me radhe e mbarojme te shtaten mbi Merve nderkohe qe e para njishi filloi mbi Safa.
8- Lejohet e folura ne nevoje e ne gjera te lejuara pa e tepruar as pa folur per tema femrash, apo martesash deri ne mbarim e dalje te plote nga ihrami.
9 - Nuk ka dua specifike gjate sajit, pra njeriu eshte i lire te lutet per cfare te doje.
Pastaj vijme te Hapi i Fundit.
HAPI I FUNDIT
*me te mbyllet umreja dalim nga ihrami:
Floket:
1- Burrat i rruajne kokat e tyre e kjo eshte me e mira e shberlimi eshte me i madh, po edhe mund ti shkurtojne edhe kjo eshte ne rregull, po te perfshihet gjithe koka.
2- Grate i mbledhin floket ne grusht edhe shkurtojne fundin sa maja e gishtit me gershere, vetem kaq.
3- Nuk ka dua specifike per kete veprim.
Zoti na e pranofte!
Amin!
Idriz Travel Umra ju mundëson një libër për ritualin e umres
...shkarko librin